Autoritetet në Rripin e Gazës thanë se Izraeli ka liruar rreth 150 të burgosur palestinezë të kapur gjatë një ofensive ushtarake izraelite, duke shtuar se ata kishin pësuar trajtim të ashpër në paraburgim.
Gjatë operacionit gjashtë-mujor ushtarak izraelit kundër lëvizjes islamike palestineze Hamas, ushtarët izraelitë arrestuan dhjetëra banorë të Gazës, duke i ndaluar ata pa akuza.
“Është e qartë se këta të arrestuar kanë pësuar keqtrajtim të rëndë, pasi një numër prej tyre janë dërguar në spitalin Abu Yousef al-Najjar për trajtim”, thanë burime pranë autoritetit të kalimit kufitar.
Ushtria izraelite nuk komentoi lirimin e të burgosurve, por deklaroi se ishte “absolutisht e ndaluar” keqtrajtimi i tyre.
Një grup të burgosurish u nxorën jashtë territorit izraelit kete te hene përmes vendkalimit Kerem Shalom në jug, njoftoi administrata e Gazës përgjegjëse për kalimet, duke shtuar se të gjithë u transferuan në spitalin në Rafah për ekzaminim./abcnews.al
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?