Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri, tashmë janë regjistruar punësimet e para.
Me anë të një postimi në Facebook, Murati tha se në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues, përcjell Arbresh.info.
“Një muaj pas lansimit të masës së punësimit në katër komunat në veri të vendit, tashmë kemi edhe punësimet e para. Në muajin e parë janë punësuar 66 punëkërkues si rezultat ndërmjetësimit nga Agjencia e Punës nëpërmjet kësaj mase. Punësimi është bërë nëpër biznese që tashmë janë regjistruar në zyrat lokale të ARBK, dhe operojnë sipas ligjeve në fuqi”, ka shkruar Murati./Arbresh.info
Krasniqi-Kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...