Google ADS

Begaj: Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës

18:26 | 15 Prill 2024
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Shqipëria e ka për detyrë të jetë avokate e mirë e Kosovës për njohje të reja dhe anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

Në një konferencë për media pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Begaj bëri të ditur se marrëdhëniet mes dy vendeve janë vëllazërore.

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk do ti quaj shumë mirë politikisht siç është termi i zakonshëm po janë marrëdhënie të jashtëzakonshme, të mira dhe vëllazërore. Jemi dy shtete por jemi një komb dhe kemi për detyrë të jemi afër njëri tjetrit në ditë të mirë dhe të këqija. Marrëdhëniet ekonomike duhet të zhvillohen përmes marrëveshjeve që janë firmosur. Janë në rehabilitim porti Durrësit apo hekurudha. Janë të rëndësishëm për mirëqenien e popujve tanë. Natyrisht në marrëdhëniet ndërkombëtare një nga vlerat e Shqipërisë është që politika e jashtme është e linjëzuar duke qenë pas një mandati të suksesshëm në Këshillin e Sigurimit, duke mbrojtur vlerat e mëdha njerëzore. Natyrisht, Shqipëria e ka për detyrë dhe do ta bëj gjithmonë këtë detyrë, të jetë avokate e mirë për Kosovën që të sjell njohje të reja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë Begaj.

Po ashtu, Begaj shtoi se pret me shpresë që nesër të votohet anëtarësimi i Kosovës në KiE.

“Jam shumë me shpresë që nesër do të kemi një votim të suksesshëm në Këshillin e Evropës dhe kjo do të na japi akoma më shumë frymëzim për të bërë punë më të mira për të ardhmen. Dëshiroj shumë që bashkëpunimi ynë të vazhdoj, kuptohet që duhet të respektojmë njëri tjetrin të dëgjojmë njëri tjetrin dhe patjetër të marrim këshilla dhe ti dëgjojmë ndërkombëtarët”, ka thënë Begaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme