Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë bërë homazhe në shtëpinë përkujtimore të Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku u keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 shqiptarë, 25-vjet më parë nga forcat serbe.
Ministri Sveçla me anë të një postimi në Facebook ka thënë se sot u mblodhën në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë.
“25-vjet më parë, forcat serbe grumbulluan rreth 80 shqiptarë në shtëpinë e Mustafë Sahitit në Lagjen e Boshnjakëve ku i keqtrajtuan, torturuan e masakruan 23 prej tyre. Bashkë me ministrin Elbert Krasniqi, familjarë të të rënëve, deputetë e qytetarë, sot u mblodhëm në shtëpinë përkujtimore për të shënuar këtë ditë dhe për të nderuar sakrificën e 23 të rënëve për lirinë e çlirimin e vendit tonë”, ka shkruar Sveçla.
“I përulemi sakrificës së të rënëve për lirinë që e gëzojmë ndërsa si institucione të Republikës së Kosovës po angazhohemi çdo ditë në zbardhjen e krimeve që Serbia kreu në Kosovë dhe sjelljen e kriminelëve para drejtësisë”, ka thënë Sveçla./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?