Barcelona do të pres Paris Saint Germain në ndeshjen e kthimit çerekfinale në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Frenkie de Jong , Ferran Torres , Joao Felix , Ronald Araujo dhe Lamine Yamal janë të gjithë në rrezik të humbasin një ndeshje të parë gjysmëfinale të mundshme në Ligën e Kampionëve nëse marrin një të verdhë kundër PSG-së .
Secili nga pesë lojtarët e lartpërmendur ka marrë dy kartonë të verdhë në këtë garë këtë sezon dhe do të dënohej me një ndeshje nëse merrnin një tjetër karton.
Rregullorja e UEFA-s thotë se kartonët e verdhë ekzistues pastrohen pas përfundimit të çerekfinales.
Megjithatë, lojtarët që marrin të verdhën e tretë në ndeshjen e dytë çerekfinale do të humbasin një ndeshje të parë gjysmëfinale të mundshme.
Ky rregull i pengon lojtarët të humbasin finalen përmes pezullimit pas çerekfinales siç ishte rasti i Xabi Alonso në 2014 për Real Madridin. Megjithatë, një lojtar do të humbasë finalen nëse merr karton të kuq në gjysmëfinale.
Barça do të jetë pa Andreas Christensen dhe Sergi Roberto për ndeshjen e tyre kundër PSG-së, pasi ata janë duke vuajtur dënimin me një ndeshje pasi ka marrë tre të verdhët. /Telegrafi/
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...
Aktrim lidhur me ngjarjet, Gresa përplaset me Vullnetin, Dre...
Prishtina i bashkohet Paradës së Shqiptarëve në Tiranë, Veli...
Drenusha e quan Gjestin përndjekës të femrave
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin