Vdes 21 vjeçarja e cila u godit nga treni në Prishtinë

14:33 | 15 Prill 2024
E.G

Ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit, 21 vjeçarja e cila u godit nga treni në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, më 26 mars.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar shefi i intensivës pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shaqiri Uka.

Uka tha se pacientja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

“Po, e vërtetë, pacientja që i referoheni nuk ka arrit ti mbijetoj lëndimit që kishte marrë dhe ajo ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të paraditës.”, ka konfirmuar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme