Google ADS

Ministrja Hajdari përfundon intervistimin në Prokurori për rezervat shtetërore

13:12 | 15 Prill 2024
KRG

Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, para pak çastesh ka dal nga objekti i Prokurorisë Speciale ku është intervistuar për rreth tri orë lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Hajdari nuk ka dhënë detaje se për çka u intervistua nga prokurorët, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Derisa t’i marrim qartësitë përkatëse, ne do të bëjmë kërkesën dhe të vijmë t’ju japim përgjigjet”, ka deklaruar Hajadari para gazetarëve pasi ka përfunduar intervistimin në PSRK.

Rozeta Hajdari po intervistohet në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Prishtinë-Ministrja e Tregtisë, Industrisë e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, është duke u marrë në pyetje në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), lidhur me skandalin e rezervave shtetërore.

Kjo është bërë e ditur nga burime të “Betimi për Drejtësi” brenda PSRK-së.

Ndryshe, Prokuroria Speciale më 18 gusht 2023, kishte zhvilluar një aksioni për bastisjen e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe shkoi edhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi.

Pas aksionit, dy zyrtarët e Ministrisë, Hafiz Gara, Irfan Lipovica dhe biznesmeni u prangosën nën dyshimin për korrupsion dhe vepra tjera penale.

Ministrja Rozeta Hajdari kishte thënë po atë ditë se dy zyrtarët e MINT janë të pafajshëm dhe se nuk kanë bërë kurrfarë shkeljesh ligjore derisa ka akuzuar Policinë se ka marrë kundërligjshëm dokumentet e rezervës shtetërore, duke rrezikuar kështu sigurinë kombëtare.

Ndërkaq, më 31 gusht 2023, Muharremi dhe dy të zyrtarët shtetërorë ishin liruar nga paraburgimi. Muharremi dyshohet se ka ndërmjetësuar kundërligjshëm në blerjen e rezervave shtetërore nga Turqia dhe Polonia.

Ai dyshohet se iu ka ndihmuar dy zyrtarëve shtetërorë Gara, dhe Lipovica , që të shkelin ligjin kur kanë porositur blerjen e rezervave shtetërore.

Të ngjashme