Policia realizon 17 urdhëresa të gjykatave gjatë javës së kaluar në Ferizaj

12:05 | 15 Prill 2024
E.G

Policia Rajonale e Ferizajt gjatë javës së kaluar ka realizuar 17 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Sipas njoftimit, aktivitetet  do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, shkruan Arbresh.info.

Më tej, policia u ka bërë thirrje qyetetarëve për bashkëpunimin.

“Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Të ngjashme