Google ADS

Balla: Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjitha bashkitë duhet të qaset drejt standardeve të BE-së

11:12 | 15 Prill 2024
E.G

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla ka thënë se Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjitha bashkitë duhet të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se stina e nxehtë dhe sezoni turistik që po vijnë kërkojnë rritje të vigjilencës dhe forcës reaguese të këtij shërbimi në gjithë teritorin, shkruan Arbresh.info.

“Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit në të gjitha bashkitë duhet të transformohet dhe qaset drejt standardeve të vendeve anëtare të BE. Stina e nxehtë dhe sezoni tursitik që po vijnë kërkojnë rritje të vigjilencës dhe forcës reaguese të këtij shërbimi në gjithë teritorin”, ka shkruar ai./Arbresh.info/

Të ngjashme