Ministri i Brendshëm francez Gérald Darmanin urdhëroi të dielën autoritetet të rrisin masat e sigurisë në vendet e adhurimit hebre, si dhe në shkollat hebraike, dy ditë pas sulmit të drejtpërdrejtë të paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe përpara Pashkës hebreje.
Ministri kërkoi një siguri të fortë përpara objekteve të adhurimit të komunitetit hebre dhe ndërtesave që konsiderohen më “ikonike” ose “nevralgjike”.
Me afrimin e Pashkëve (22-30 prill), ai gjithashtu u bëri thirrje atyre që t’u kushtojnë “vëmendje” të veçantë shërbimeve dhe tubimeve që “tradicionalisht” mbledhin shumë njerëz.
Më tej, Ministri i Brendshëm kërkoi që nga sot të ketë “roje sistematike në hyrje-daljet e studentëve” përpara seminareve hebreje dhe prani të policisë dhe xhandarmërisë para dyqaneve të specializuara të komunitetit hebre.
Ai i mori këto vendime për shkak të nivelit shumë të lartë të kërcënimit terrorist, mbajtjes së veprimeve antisemitike në Francë, si dhe vazhdimit të tensioneve në nivel ndërkombëtar, mbi të gjitha për shkak të sulmit të Iranit ndaj Izraelit, natën e së shtunës deri të dielën./TCH/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...