Google ADS

Gjuajtje me armë zjarri në Gjakovë, policia jep detaje

21:59 | 14 Prill 2024
E.G

Gjuajtje me armë zjarri është raportuar të kenë ndodhur në rrugën sot “Anton Qeta” në Gjakovë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili tha se rasti ka ndodhur rreth orës 20:20.

Ai tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja të armës së zjarrit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Qeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit.”, tha ai.

“Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.”, përfundoi ai./Arbresh.info/

Të ngjashme