Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllime komunitetit artistik për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti tha se vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistic, shkruan Arbresh.info.
“Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.”, ka shkruar ai.
“Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës “Mbreteresha Teutë”, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në filmin “Era dhe lisi”, si dhe serialet “Kombinati” dhe “Cimerat”.”, shtoi Kurti.
“Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik. Shpirti i saj u prehtë në paqe!”, përfundoi kryeministri./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?