Google ADS

Aksident në rrugën Gjakovë-Pejë, lëndohet një person

20:17 | 14 Prill 2024
E.G

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugën Gjakovë-Pejë.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj i cili bëri të ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Në lagjen “Dardania” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Pejë) rreth orës 16:40 një veturë dhe një motoçikletë janë përfshirë në aksident trafiku. Përveç dëmeve materiale një person ka pësuar lëndime trupore.”, ka thënë ai.

“Njësia e trafikut rajonal është duke trajtuar rastin.”, përfundoi Elezaj./Arbresh.info/

Të ngjashme