Florian Loshaj shënon gol në fitoren e Istanbulsporit

17:53 | 14 Prill 2024
D.H

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florian Loshaj ka arritur të gjej rrugën e rrjetës.

Ai ka shënuar sot gol në fitoren e skuadrës së tij Istanbulspor 3-0 ndaj Hatayspor në kuadër të elitës turke, shkruan Arbresh.info.

Loshaj ka realizuar gol në minutën e 68-të për të i dhuruar epërsinë skuadrës së tij.

Teksa më pas u shënuan edhe dy gola tjerë nga Mamadou në minutën e 71-të dhe Temel në të 87-tën.

Loshaj luajti 90 minuta të plotë dhe ky ishte goli i tij i pestë këtë sezon në Superligën e Turqisë./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme