Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka dhënë më shumë detaje në lidhje me situatën që paraqitet në Izrael, pas sulmit nga Irani.
Gjatë fjalës së saj Kumbe u shpreh se situata në vend tashmë paraqitet e qetë dhe se nuk bëhet fjalë për evakuim të shqiptarëve që ndodhen në Izrael.
Ambasadorja shprehet se pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës ku shpresohet që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi do të sillte destabilizim më të madh në rajon.
“Situata është e qetë në vend. Ka qenë edhe dje në fakt ashtu. Nëse do të ishit në rrugët e Tel Avivit, njerëzit ishin të qetë, zhvillonin aktivitetin e tyre lirshëm. Padyshim dje ishte paralajmëruar risku dhe njerëzit ishin në pritje të udhëzimeve të cilat erdhën në mbrëmje vonë, duke siguruar qytetarët të ishin të qetë, por pranë dhomave të sigurisë. Ishin momentet e para që Izraeli nuk e dinte se si do të zhvillohej sulmi nga Irani. Nuk dinte ende sa do të ishte sulmi. Ishin të gjithë strukturat në pritje. Mbrëmja ishte e gjatë për ne këtu. Të shumtë qytetarët që e kanë ndjekur zgjuar të gjithë aktivitetin ushtarak që ndodhi mbi hapësirën ajrore të Izraelit, por falë zotit çdo gjë shkoi mirë pa humbje jetësh dhe situata sot paraqitet e qetë. I është rikthyer funksionit të plotë. Udhëzimet e insititucionit të sigurisë që zbaton dhe udhëzon qytetarët për rregullat që duhet të ndjekin ka qenë pa asnjë kufizim. I vetmi përjashtim është bërë për institucionet arsimore për ditën e sotme dhe të nesërme.”, u shpreh ajo.
-Ndërkohë situata e krijuar a ka çuar në kërkesa të shqiptarëve për tu larguar?
Meri Kumbe, ambasadore shqiptare në Izrael: E vërteta është se ka krijuar disa vështirësi sepse orët e mbrëmjes që aeroportit iu desh të mbyllej dhe jo vetëm aeroportit të Izraelit kjo vlen edhe për vendet fqinje dhe praktikisht si ambasada e Shqipërisë në Izrael ashtu edhe ambasada e Shqipërisë në Kajro së bashku me ekipin e ngritur që nga data 7 Tetor i 2023 pranë ministrisë së Punëve të Jashtme dhe vetë ministrin e përfshirë në të kemi qenë të gjithë në alert, për të asistuar qytetarët, pasi krijoi zhvendosje të orareve të fluturimeve.
E pyetur për një evakuim të mundshëm të shqiptarëve, ajo u shpreh se situata është kthyer në normalitet.
“Situata paraqitet e qetë. Termi evakuim do të ishte i përdorshëm siç ndodhi me datën 7 Tetor kur vendi ishte jo vetëm në sulm raketash, por edhe me kërcënim të terroristëve në teren ç’ka rrezikonte jetën e qytetarëve. Në rastin konkret Izraeli gjendjen e jashtëzakonshme e kishte vetëm për mbrëmjen, pra për dy ditën që i kanë të deklaruara me deklarata publike. Tani që mbaroi sulmi situata është rikthyer në normalitet.”, shtoi mes të tjerash ajo.
“Pritet që sot pasdite, kabineti i luftës do të takohet për të dalë në një vendim mbi vijueshmërinë e qëndrimit të Izraelit kundrejt situatës së caktuar dhe Iranit. Për momentin jemi të gjithë në pritje të vendimit që shteti i Izraelit do të marri duke shpresuar që palët do të reflektojnë për mospërshkallëzim të situatës, pasi patjetër do të destabilizonte Izraelin padyshim, por edhe të gjithë rajonin.”, tha mes të tjerash ambasadorja shqiptare./Tv Klan
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?