Shkëlqen Altin Zeqiri me dy gola në fitoren e Rizesporit

17:31 | 14 Prill 2024
D.H

Futbollisti nga Kosova, Altin Zeqiri ka shkëlqyer në fitoren e Rizespor ndaj Antalyasporit në kuadër të xhiros së 32-të të kampionatit turk.

Zeqiri ka shënuar dy gola, shkruan Arbresh.info.

Fillimisht në minutën e 33-të ka shënuar golin e parë dhe të epërsisë së skuadrës së tij.

 

Kurse në minutën e 60-të, Zeqiri shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën.

Ai luajti gjithsej 70 minuta.

Teksa ky ishte goli i pestë në kampionat gjithashtu ai ka dhuruar edhe pesë asistime./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme