Llapi nuk ka arritur të marrë fitore ndaj Dukagjinit në Klinë në xhiron e 29-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja përfundoi baras 1-1, me llapjanët që bëjnë një tjetër hap fals drejt titullit kampion, shkruan Arbresh.info.
Llapi arriti të krijoi epërsi në fund të pjesës së parë me anë të Leotrim Bekteshit.
Por Dukagjini nuk u dorëzua dhe në pjesën e dytë saktësisht në minutën e 66-të barazoi përmes Ardin Dallkut.
Deri në fund llapjanët u munudan të shënojn golin e fitores mirëpo pa ia arritur dot.
Me këtë barazim Llapi bie në pozitën e tretë me 55 pikë, dy më pak se Drita që është e dyta dhe katër më pak se Ballkani lider.
Kurse Dukagjini është i gjashti me 37 sosh.
Ndeshjen e radhës Llapi e luan në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, kurse Dukagjini udhëton në Prizren për t’u përballur me Lirinë./Arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...