Malisheva ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 29-të në elitën e futbollit kosovar.
Mysafirët kanë kaluar në epërsi përmes Rilind Hazirajt në minutën e 12-të, shkruan Arbresh.info.
Teksa Fushë Kosova gjeti barazimin në minutën e 49-të.
Por Malisheva vetëm pesë minuta më vonë riktheu epërsinë me realizator Drilon Hazrollajn.
Golin e sigurisë për Malishevën e shënoi Ilir Mustafa, në minutën e 66-të.
Me këtë fitore Malisheva ngritët në kuotën e 52 pikëve, tre më pak se Llapi që është në pozitën e tretë dhe të fundit që të dërgon në Evropë.
Kurse Fushë Kosova pas kësaj humbje rrezikon shumë rënien në Ligën e Parë ku ka 20 pikë pas 29 ndeshjeve./Arbresh.info/
Inter synon goditjen e madhe – transferimin e yllit të Liver...
Rovena-Edit: Të është zbuluar loja
NYT: Biden lejon Ukrainën të godasë Rusinë me raketa amerika...
Lushaku i reagon Kurtit: Po mundohet të shfajësohet për përm...
Gjesti dhe Xheneta vazhdojnë diskutimet ndërmjet tyre
Prizreni siguron 2030 metra dru e 1520 tonë pelet për ngrohj...