Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka thënë se është me vend dënimi i sulmit të Iranit ndaj Izraelit nga krerët e shtetit.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se një gjë të tillë e ka bërë edhe vetë në kontaktet e drejtpërdrejta me bartësit e institucioneve izraelite, shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, Hoti tha se ndihet keq pasiqë siç tha ai, Kosova nuk ka emëruar ende ambasador në Izrael.
“Por ndihem keq për faktin se tri vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike, Kosova ende nuk e ka emëruar Ambasadorin/en e Kosovës në Izrael. Kosova ende përfaqësohet në Izrael me “të ngarkuar me punë”.”, u shpreh ai.
“Kjo është mungesë respekti e krerëve të shtetit të Kosovës ndaj njohjes që na erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë pas vitesh mungese të njohjeve. Kjo është mungesë respekti ndaj shumë marrëveshjeve që Izraeli ka nënshkruar me Kosovën pas shkëmbimit të misioneve diplomatike në shkurt 2021.”, shtoi Hoti.
Më tutje, Hoti u shpreh se duhet të kenë mirënjohje për aleatët pasiqë, siç tha ai, Kosova do të mbetej e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike.
“Këta që më shanin në Kuvend për një marrëveshje të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë, e hidhnin dyshime për validitetin e kësaj njohjeje që erdhi direkt nga Shtëpia e Bardhë, duhet të tregojnë respekt e mirënjohje pë aleatët e Kosovës. Pa ta Kosova mbetet e izoluar, pa zhvillim, pa integrime euro-atlantike.”, përfundoi deputeti i LDK-së./Arbresh.info/
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...
Pas tërheqjes së Matt Gaetz, Trump emëron Pam Bondin për pos...
Horoskopi, çfarë kanë parashikuar yjet për shenjën tuaj sot