Google ADS

Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shirine Morinës: Teatri dhe kinematografia humbën një aktore të shquar

14:55 | 14 Prill 2024
E.H

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ngushëllon familjen, miqtë dhe komunitetin kulturor për ndarjen nga jeta të aktores Shirine Morina.

Osmani u shpreh se teatri dhe kinematografia humbën sot një aktore të shquar e të dashur për publikun.

“Aktorja Shirine Morina do të mbahet mend për origjinalitetin në lojën e saj skenike në teatër dhe rolet e shumta në serialet televizive”, ka thënë Osmani.

“Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, shtoi Osmani./Arbresh.info


Lexo edhe:

Vdes aktorja e njohur, Shirine Morina

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme