Google ADS

Begaj dënon sulmin ndaj Izraelit: Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme

13:40 | 14 Prill 2024
E.H

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit duke thënë se shpreson që nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.

Kështu ka thënë Begaj përmes një postimi në platformën X.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, ka shkruar Begaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme