Google ADS

Hasani: Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit në Izrael

10:42 | 14 Prill 2024
E.H

Ministri për Evropën dhe Punë të Jashtme i Shqipërisë, Igli Hasani ka thënë se Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Me anë të një postimi në platformën X, Hasani tha se ky përshkallëzim është kërcënim për sigurinë e Izraelit dhe gjithë rajonit.

Po ashtu, Hasani u bën thirrje shqiptarëve që jetojnë në Izrael të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Ky përshkallëzim është një kërcënim i rëndë për sigurinë e Izraelit dhe të gjithë rajonit. Ajo rrezikon të sjellë paqëndrueshmëri dhe shkatërrim më të madh në të gjithë Lindjen e Mesme”, shkroi Hasani.

“Shqiptarët në rajon këshillohen të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale për përditësimet e sigurisë publike dhe të kontaktojnë ambasadat tona për ndihmë”, tha Hasani./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme