Në shënim të Ditës Memoriale të të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale gjatë Luftës së Fundit në Kosovë, Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bëri nderime te memoriali “Heroinat”, në Prishtinë.
Kurti tha se viktimat dhe të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, gra e vajza, por edhe djem e burra, kanë paguar një çmim të lartë fizik, psikik, emocional për shtetin e për lirinë tonë, përcjell Arbresh.info.
Teksa shprehu zotimin se institucionet e shtetit janë në krye të detyrës për ta mbrojtur këtë kategori, njëkohësisht bëri thirrje edhe tek qytetarët për mbështetjen e tyre, pasi që 25 vite stigmatizimi ndaj tyre nuk ka munguar.
Së bashku me znj.Vasfije Krasniqi Goodman dhe znj.Shyrete Tahiri Sulimani, Kryeministri bëri thirrje për më shumë mbështetje shoqërore e angazhim për drejtësi.
“Vasfija e Shyretja janë shembuj për mbarë shoqërinë edhe kombin tonë, të thyerjes së heshtjes për një krim monstruoz, i cili ishte armë e luftës, në kuadër të projektit gjenocidal të Serbisë kundër popullit shqiptar të Kosovës”, u shpreh ai.
”Janë mbi 20 mijë gra e vajza, burra e djem, të cilët janë përdhunuar gjatë luftës dhe është pjesë e gjenocidit që kemi përjetuar nga Serbia” u shpreh ai, teksa shprehu përulje e mirënjohje për qendresën, ndaj Marte Tunaj dhe të gjitha viktimave të dhunës seksuale që nuk rrojnë më.
“Nderime bënë edhe Nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Saranda Bogujevci, Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, Leonora Selmani, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës e anëtarë të kabinetit qeveritar”, thuhet në komunikatën për media nga ZKM./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?