Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një takim me regjistrues dhe mbikëqyrës, të cilët janë në proces të regjistrimit të popullsisë, takimi ky që u mbajt në qytetin e Gjilanit.
Duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në mesin e tyre, në një kohë kur po e zhvillojmë një proces tejet të rëndësishëm në vendin tonë, kryeministri Kurti tha se për të ardhmen e shtetit shumë do të varet nga puna e këtyre javëve të mbetura në procesin e regjistrimit, që nisi me 5 prill, përcjell Arbresh.info
“Do të prodhohen të dhëna të shumta që do t’iu ndihmojnë, jo vetëm vendimmarrësve, por edhe shfrytëzuesve të tjerë sikurse Qeveria e shoqëria civile, pastaj bizneset, donatorët e investitorët, që të hartojnë politika, të zhvillojnë strategji, programe e produkte dhe të ofrojnë shërbime, që t’i plotësojnë nevojat e qytetarëve e i respektojnë të drejtat e tyre”, tha Kurti, duke shtuar se ndarjet buxhetore që do të bëhen, do të bazohen gjithashtu në regjistrimin e popullsisë.
Teksa theksoi aspektet me rëndësi madhore të këtij procesi, ai veçoi dhe efektet pozitive që i ka, si parashikimet dhe planifikimet që do të bazohen në regjistrimin e popullsisë të cilat do të shërbejnë për një shpërndarje sa më të drejtë e të barabartë.
Kryeministri shprehu përsëri dhe përkrahjen e parezervë në këtë proces.
“Ne jemi mbështetje për juve, por në ballë të kësaj beteje shumë të rëndësishme, që i tejkalon ciklet elektorale, jeni ju edhe unë ju falënderoj për punën dhe angazhimin që po e bëni deri tash edhe zotohemi që do t’ju mbështesim për punën e mëtutjeshme dhe për sfidat që do të mund t’iu dalin në rrugën tuaj drejt regjistrimit të popullsisë anembanë”, tha Kurti./Arbresh.info
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri...
Edi: Jam tregtari më i mirë i kriptovalutave në Kosovë, përf...
Vrasje me armë zjarri në Tropojë
SHBA, senatorët reagojnë pas tërheqjes nga emërimi të ish-li...
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gj...