Moment spektakolar: Qindra “pinguinë-foshnjë” që kërcejnë nga një shkëmb akulli 15 metra në Antarktidë

22:40 | 13 Prill 2024
R J

Disa pamje të publikuara në internet thuhet se tregojnë momentin kur qindra “foshnja pinguinësh” kërcyen nga një shkëmb akulli rreth 15 metra të lartë në Antarktidë.

Një ekip filmi i National Geographic ishte duke vizituar gjirin e Atka në raftin e akullit Ekstrom, kur ata panë rreth 700 zogj pinguin që mblidheshin në buzë të një shkëmbi, përcjell Telegrafi.

Dhe për habinë e tyre, zogjtë filluan të kërcejnë nga maja, përpara se të përplaseshin në ujërat e akullta të oqeanit poshtë.

Fatmirësisht, zogjtë dolën nga aty të palënduar.

“Ky moment spektakolar është dëshmuar nga shkencëtarët edhe më parë, por kjo është hera e parë që kjo sjellje e rrallë filmohet për televizion”, thuhet në shpjegimin e National Geographic.

Antarktida është shtëpia e 66 kolonive të njohura të pinguinëve ”Perandori”, të cilët zakonisht rriten dhe rritin zogjtë e tyre në dimër.

Çdo janar, kur zogjtë janë rreth pesë muajsh, ata i nënshtrohen një procesi në të cilin çuditërisht, ky mësim noti zhvillohet pa mbikëqyrjen e ndonjë pinguini të rritur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme