Qeveria duhet të përdorë TikTok-un për të luftuar dezinformatat që i drejtohen të rinjve, janë shprehur një grup deputetësh.
Anëtarët e Komitetit ndërpartiak të Kulturës, Medias dhe Sportit të Mbretërisë së Bashkuar, thanë se ministrat duhet të përshtaten me aplikacionet dhe platformat e reja, por pa i harruar burimet tradicionale të lajmeve.
Thirrja vjen pavarësisht se aplikacioni është i ndaluar nga pajisjet elektronike zyrtare dhe rrjeti i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Sipas të dhënave nga Ofcom, një në 10 persona të moshës 12 deri në 15 vjeç e konsiderojnë TikTok-un si burimin e tyre kryesor të lajmeve, ndërsa 71 për qind e moshave 16 deri 24 vjeç i përdorin rrjetet sociale për informim.
Rekomandimi i deputetëve është pjesë e një raporti të gjerë që bën thirrje për më shumë përdorim të “zërave të besuar” si shkencëtarët dhe mjekët, për të komunikuar informacione me rëndësi dhe për të luftuar dezinformatat që përhapen në rrjete sociale.
“Qeveria duhet të ketë një strategji të qartë për komunikim me të rinjtë dhe përshtatjen me zhvillimin e aplikacioneve dhe platformave tjera që e tërheqin këtë audiencë”, thotë raporti.
Ndryshe, TikTok-u është nën presion nga shumë vende shkaku i lidhjes së tij me shtetin kinez, gjë që gjithmonë e ka mohuar.
Pavarësisht ndalimit, disa deputetë ende e përdorin platformën, duke përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Grant Shapps, llogaria e të cilit trajtohet nga stafi i zonës së tij elektorale.
TikTok-u ka miratuar gjetjet e komitetit dhe pret rekomandimin e raportit.
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...