Google ADS

SPAK sekuestron apartamentin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës në Lungomare

22:02 | 13 Prill 2024
R J

Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka sekuestruar një apartament të ish-kryebashkiakut të Lushnjës Fatos Tushe në zonën e Lungomares në Vlorë.

Përmes një njoftimi SPAK bën me dije se nga hetimi paraprak i kryer në kuadër të këtij procedimi penal ka rezultuar se, personi nën hetim Fatos Tushe, gjatë kohës që ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnje, nuk ka deklaruar apartamentin në Lungomare Vlorë.

Kjo pasuri është e regjistruar në emrin e një kompanie që operon në fushën e ndërtimeve, por që posedohet nga personi nën hetim./euronews.al

Të ngjashme