Google ADS

Tensionet në Lindjen e Mesme, ministrja e Jashtme holandeze telefonon homologun iranian: Nuk duhet ta sulmoni Izraelin

20:41 | 13 Prill 2024
R J

Rreziku për përshkallëzim të situatës në Lindjen e Mesme është shtuar, pasi këtë të shtunë, forcat e Republikës Islamike kanë kapur një anije mallrash të lidhur me Izraelin në ngushticën e Hormuzit.

Ministrja e Jashtme holandeze, Hanke Bruins Slot deklaroi se zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj iranian, Hossein Amirabdollahian.

Përmes një postimi në rrjetet sociake, Bruins Slot theksoi se Amirabdollahianit i ka thënë se Irani nuk duhet të sulmojë Izraelin dhe duhet të ndërmarrë veprime për të shtensionuar situatën.

“Gjatë bisedës shpreha shqetësimet e mia të mëdha për anijen që u rrëmbye në ngushticën e Hormuzit dhe se këto lloj veprimesh duhet të ndalen”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e ministres të postuar në X.

Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme