Google ADS

Ballkani fiton dhe e konsolidon pozitën e parë në tabelë

18:31 | 13 Prill 2024
R J

Ballkani e ka konsoliduar udhëheqjen e tabelës së Superligës së Kosovës në futboll, duke bërë dy pikë më shumë se sa Llapi po duke pasur një ndeshje më shumë. Kjo pas fitores në Javën e njëzet e nëntë të kampionatit kundër Feronikelit.

E shtuna gjithashtu ka qenë ditë e mirë edhe për Dritën dhe Gjilanin, të cilat kanë triumfuar përballë Lirisë, respektivisht kundër Prishtinës.

Ballkani ka triumfuar me rezultatin 0-2, Drita me rezultat 4-2, ndërsa Gjilani me rezultat 1-3.

Në Drenas skuadra e trajnerit Ilir Daja, Ballkani ka siguruar fitoren me golat e shënuar nga Gripshi në minutën e 22-të dhe Danfa në minutën e 90-të.

Në Gjilan, Maliqi, Krasniqi, Domi dhe Dabiqaj kanë kontribuar me gola për fitoren e Dritës kundër prizrenasve.

Prishtina ani se nikoqir është mposhtur nga Gjilani, ku golat janë shënuar nga Bilalli, Shabani, Ismaili. Golin e vetëm për Prishtinën e ka shënuar Nimani.

Aktualisht Ballkani kryeson tabelën me pesëdhjetë e nëntë pikë, ndërsa Drita ndodhet në vendin e dytë me pesëdhjetë e shtatë pikë.

Të dielën ndeshen Fushë-Kosova-Malisheva dhe Dukagjini-Llapi./rtk

Të ngjashme