Dëmtohet një gyp, këto dy lagje mbesin pa ujë në Prishtinë

18:25 | 13 Prill 2024
R J

Mati 1 dhe Taslixhja kanë mbetur pa ujë sot për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci.

Kështu ka njoftuar KRU “Prishtina”, përmes një postimi në “Facebook”.

“Për shkak të një problemi teknik në gypin e çelikut që vjen nga Badoci, pa furnizim me ujë të pijshëm janë Mati 1, Lagjja Taslixhe 1 dhe 2. Deri në sanimin e defektit nga ekipet teknike të KRU” Prishtina” këto zona mbeten pa ujë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme