Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (SGG) e dënon vrasjen e 21 vjeçares E.C dhe plagosjen e vëllait të saj 15-vjeçar nga ish-bashkëshorti, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zhvillojnë hetim të plotë lidhur me rastin.
“Në linjë me ligjet në fuqi dhe Konventën e Stambollit, Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore kërkon nga institucionet të kryejnë hetimet e plota rreth rrethanave të vdekjes së saj, theksuar rëndësinë e një procesi të ligjshëm që të vendosë drejtësi për viktimën dhe vëllain e saj që mbeti i plagosur në vendin e ngjarjes, e i cili fatmirësisht sipas autoriteteve shëndetësore, është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në reagim.
Sipas raporteve të policisë, vrasja siç potencon SGG, ka ndodhur derisa viktima po merrte shërbime në ambientet e një institucioni publik.
“Ky rast e thekson edhe më shumë pasigurinë me të cilën përballen gratë edhe kur marrin shërbime sociale dhe nënvizon nevojën imediate për t’i luftuar pabarazitë sistematike duke i zbatuar strategjitë për parandalimin dhe trajtimin e dhunës ndaj grave në mënyrë efektive”, thuhet më tej në reagimin e kësaj organizate.
Përveç kësaj, SGG ngre shqetësimet në lidhje me punonjësit socialë, të cilët janë në frontin e sigurimit të mbështetjes edhe në rastet më të ndjeshme, siç personifikohet ky rast.
“Institucionet duhet të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për t’i lejuar ata të vazhdojnë punën e tyre në një mjedis dhe mënyrë të sigurt dhe të mbrojtur. Është tejet e rëndësishme që autorët e këtyre krimeve të ndiqen penalisht dhe t’i marrin dënimet maksimale në përputhje me Kodin Penal. Po ashtu është tejet i nevojshëm rishikimi i legjislacionit ekzistues për t’i ashpërsuar dënimet për autorët e të gjitha formave të dhunës ndaj grave”, thotë reagimi i SGG-së.
Është thelbësore, siç thuhet më tej, që të bashkohen forcat për ta adresuar shpejt opresionin dhe pabarazitë sistematike derisa dizajnohen dhe zbatohen strategji efektive për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe vajzave.
“Duke njohur përpjekjet e Institucioneve të Kosovës, Policisë dhe Prokurorisë në adresimin e dhunës me bazë gjinore, SGG-ja kërkon masa proaktive për të parandaluar Dhunën me Bazë Gjinore me veprime të menjëhershme. SGG i shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e viktimës. Ne mbetemi të palëkundur dhe në krah me Institutet e Kosovës në mbështetje të ngritjes së kapaciteteve të tyre në luftën e vazhdueshme kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave”, thuhet në fund të reagimit./rtk
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...