Arrestohet një serb në veri për shkelje të rendit kushtetues – dërgohet në mbajtje për 48 orë

15:54 | 13 Prill 2024
R J

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një serb në pikën kufitare të Bërnjakut për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Po është arrestuar sot për prishje të rendit kushtetues të Kosovës, është dërguar në mbajtje për 48-orë”, tha Elshani.

Detajet tjera në lidhje me rastin nuk janë bërë ende të ditura./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme