Mbi shtatë mijë kosovarë hynë sot në Shqipëri

14:26 | 13 Prill 2024
K.B

Kjo e shtunë ka nisur me një fluks automjetesh në pikën kufitare të Morinës.

Shumë qytetarë nga Kosova kanë zgjedhur të udhëtojnë drejtë Shqipërisë, duke rikthyer edhe njëherë lëvizjet e munguara gjatë muajit të Ramazanit, raporton abcnews.al.

Vetëm në orët e para të ditës, përmes pikës kufitare të Morinës në territorin e Shqipërisë kanë hyrë më shumë se shtatë mijë qytetarë me rreth 4100 automjete.

Të ngjashme