Ndahet nga jeta stilisti i njohur

14:10 | 13 Prill 2024
K.B

Dizajneri italian i modës Roberto Cavalli ka vdekur në moshën 83-vjeçare. Cavalli vdiq në shtëpinë e tij në Firence, Itali.

Ai ishte i sëmurë për disa kohë dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit.

Vdekja e stilistit legjendar u njoftua të premten në faqen e kompanisë së tij në Instagram së bashku me një mesazh të përzemërt. Pranë tij në orët e fundit ishte partnerja e tij, Sandra Bergman Nilsson, 38-vjeçe. Ai ka lënë pas 6 fëmijë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme