Aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” po zgjerohet, Rama: Do bëjmë gjithçka për të mos krijuar asnjë vonesë në përpunimin e pasagjerëve

11:11 | 13 Prill 2024
K.B

Në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza” po punohet për zgjerimin e terminalit, rehabilitimin e pistës dhe shtimin e numrit të vendqëndrimeve të avionëve.

Kështu ka bërë të ditur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”.

Rama tha se një ndërhyrje thelbësore e cila rrit ndjeshëm kapacitetet e aeroportit duke ju përgjigjur fluksit të shtuar të pasagjerëve

“Të dhënat parashikojnë që 2024 të jetë një vit akoma edhe më i suksesshëm se viti i kaluar, ndaj do bëjmë gjithçka për të mos krijuar asnjë vonesë në përpunimin e pasagjerëve”, ka shkruar kryeministri shqiptar./Arbresh.info/

Të ngjashme