I tërheqim mbrapsht urimet, Bora Zemani nuk është shtatzënë

11:04 | 13 Prill 2024
K.B

Në promon e emisionit të “Cherry on Top”, nga Bora Zemani u nënkuptua se ajo dhe i fejuari i saj Donald Veshaj janë në pritje të ëmbël.

“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, dëgjohej duke thënë Bora duke mbajtur duart në bark.

Por e vërteta nuk qëndron ashtu.

Bora mbrëmë ( e premte), tha se ka frikë që t’i vendos duart e saj në bark pasi menjëherë nisin aludimet për shtatzëni.

“Kam dy vite që i vë me shumë frikë duart në bark. Se në momentin që unë prek barkun tim me duar menjëherë jam shtatzënë. Por jo nuk jam akoma shtatzënë. Në momentin që do të jem shtatzënë, e sigurt është që do e tregoj”, u shpreh Bora./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme