Më 17 prill kroatët do të votojnë në zgjedhjet parlamentare, ku sipas sondazheve favorit për të fituar janë të djathtët.
Deputetja shqiptare Ermina Lekaj–Prljaskaj, do të rikandidojë për një mandat të ri në legjislaturën e ardhshme, ku do te jetë në garë më dy kandidatë të komunitetit boshnjak.
Teksa këta të fundit janë më të shumtë në numër, Prljaskaj u kërkon votuesve shqiptarë ta mbështesin edhe në këto zgjedhje, duke e lejuar të vijojë përpjekjet për të shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.
Në intervistën për ditarin e Kosovës, deputetja shqiptare përmendi gjithashtu përkrahjen për punonjësit sezonalë shqiptarë në Kroaci.
Përfaqësuesja e pakicave në parlamentin kroat, foli edhe për rreziqet që i kanosen Ballkanit, veçanërisht Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, duke e vëne theksin tek nevoja pë rtë qenë gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.
Me origjinë nga Kosova, Emina Lekaj Përlaskaj ka mbajtur postin e deputetes në parlamentin kroat që prej vitit 2016./A2CNN
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...