Presidentin francez, Emmanuel Macron, tha se në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.
Ai këto komente i bëri në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama. Macron përmendi edhe rolin e Shqipërisë në skenën ndërkombëtare dhe në rajon, duke e konsideruar “një zë të fortë”.
Macron përmendi edhe Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që u mbajt në Tiranë më 27 shkurt, ku i pranishëm ishte edhe presidenti Volodymyr Zelensky.
“Bëhet fjalë për të vepruar për bashkimin e Europës për ta bërë më të fortë dhe sovrane përballë kërcënimeve dhe sfidave të përbashkëta. Që prej mbajtjes së Konferencës së Parë ndërqeveritare, Shqipëria ka vijuar rrugën europian me vendosmëri. Ju keni mbështetjen tonë për tju shoqëruar në këtë rrugë që negociatat të ecin sa më shpejt. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapaciteteve për të përparuar. Dua të përshëndes edhe zërin e fortë të Shqipërisë në rajon dhe skenën ndërkombëtare. Kështu ndodhi gjatë dy viteve të fundit në Këshillin e Sigurisë të OKB. Së fundmi ju pritët në Tiranë një samit Rajonal ku pritët edhe Presidentin Zelensky. Në të gjitha çështjet rajonale është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës dhe zëri juaj është i çmuar”, u shpreh Macron.
Kreu i qeverisë shqiptare falënderoi Macron për faktin që procesi i integrimit u shoqërua me një proces përafrimi dhe rezultatet, siç theksoi Rama, janë sot të dukshme.
Kryeministri përmendi edhe Planin e Ri të Rritjes si një hap që, sipas tij, forcon edhe më shumë Europën.
“Dua të të falënderoj për dy gjëra, së pari për vendosmërinë me të cilën e ke nxitur e ke shtyrë këtë valë të re të afrimit ndërmjet vendeve të BP dhe BE duke vënë në tryezë nevojën për ta shoqëruar këtë proces integrimi me një proces përafrimi, përtej rrugëve burokratike të çdo vendi. Jemi sot dëshmitarë të rezultateve për Shqipërinë dhe Ballkanit. Plani i ri i rritjes është diçka që shkon në këtë drejtim, një Europë e fortë e bashkuar. Jemi pro francezë sepse mendoj se të jesh pro francez do të thotë të jesh etaloni i qenies pro europian”,deklraoi Rama./rtk
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...