Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte/subvencione për kulturat bujqësore për vitin 2024 deri më 29 prill 2024, në ora 16:00.
Sipas njoftimit, bëhet e ditur se kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për shkak të kërkesave të fermerëve dhe Drejtorive Komunale për Bujqësi, duke iu mundësuar në këtë mënyrë aplikimin të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2024.
“Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, https://www.mbpzhr-ks.net/sq/subvencione dhe në web faqen e AZhB-së, https://azhb-rks.net/sq/subvencione, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi”, thuhet në komunikatën e ministrisë./Arbresh.info
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...