Kryeministri Rama vizitë në Paris, pritet me nderime të larta shtetërore

15:04 | 12 Prill 2024
E.K

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizitë zyrtare në Paris, Francë.

Rama është pritur me një ceremoni zyrtare në Paris dhe nderime të larta shtetërore.

Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite të Ramës në Francë, por ajo vjen në një kohë kur zhvillime të rëndësishme po ndodhin në rajonin e Ballkanit mes Kosovës e Serbisë, por edhe në Europë dhe botë, me zhvillimet e luftës në Ukrainë dhe tensioneve në Lindjen e Mesme.

Kujtojmë se më herët gjatë ditës së sotme Rama zhvilloi një takim në Paris me Unionin e Sipërmarrësve të Francës./euronews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme