Forca e Sigurisë së Kosovë ka mirëpritur dje kadetët nga akademitë ushtarake të Kanadasë, Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë, për të filluar javën ndërkombëtare të kadetëve të organizuar për herë të parë nga Akademia e Mbrojtjes së FSK-së.
“Sot në ditën e hapjes së javës ndërkombëtare, kadetët i përshëndeti komandanti i Qendrës për Studime Universitare major Mimoza Budeci, ku theksoi “ organizimi i kësaj jave është një e arritur e lartë e FSK-së, ku kadetët ndërkombëtarë do kenë mundësinë të njohin sistemin e edukimit ushtarak që Forca e Sigurisë ka ngritur ndër vite”, thuhet në njoftimin nga FSK-ja.
Gjatë kësaj jave kadetët do të kenë mundësinë të shkëmbejnë përvojat e tyre ushtarake përmes: aktivitete sportive, hiking dhe vizita kulturore në vende të ndryshme në Kosovë, që u mundësojnë kadetëve të njohin kulturat e njëri tjetrit, sistemin arsimorë në akademitë ushtarake, si dhe kulturën dhe traditën shqiptare.
“Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar të ngritë nivelin më të lartë të edukimit ushtarakë, përmes aktiviteteve të ndryshme që mundësojnë krijimin e ndërveprueshmërisë në mes vendeve”, thuhet tuje në njoftim./Arbresh.info/
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...