Ambasadori gjerman Jorn Rohde, teksa ka komentuar takimin e përfaqësues special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin me kryeministrin Albin Kurti, ka potencuar rëndësinë e procesit të Berlinit.
“Në takim me kryeministrin Albin Kurti, Manuel Sarrazin përfundoi vizitën e tij në Kosovë. Duke shprehur mbështetjen e patundur të Gjermanisë për rrugën e Kosovës përpara drejt integrimeve euroatlantike, ai theksoi se çfarë duhet bërë edhe nga ana e Kosovës. Procesi i Berlinit është elementi kyç për rrugën përpara”, ka shkruar Rohde në X.
Ndërkaq kryeministri Kurti nga takimi me Sarrazin ka theksuar mundësinë e lëvizjes së lirë mes Kosovës e Bosnje-Hercegovinës.
“Ndërsa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, ai nënvizon rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunim dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë lëvizjen e lirë ndërmjet Kosovës dhe Bosnjës”, ka shkruar Kurti.
Valverde pas ndeshjes: Nuk na intereson fitorja tani, me rën...
Hadar akuzon gjyqtarët pas humbjes ndaj Yllit, paralajmëron ...
Fushata zgjedhore/ Trump rikthehet në vendin ku iu bë atenta...
Moment emocionues/ Kroos i pranishëm në “Santiago Bernabeu”,...
Shtatë persona u lënduan nga një aksident në rrugën Mitrovic...
Real Madrid rikthehet tek fitorja mposht Villarealin