Rregullat e reja të trafikut, Policia shqipton 1430 gjoba në Ferizaj

08:51 | 12 Prill 2024
K.B

Policia e  Kosovës ka njoftuar se me hyrjen në fuqi të ligjit për rregullat e trafikut, janë shqiptuar1430 gjoba për kundërvajtje në Ferizaj.

Disa nga kundërvajtjet e shkaktuara në komunikacionin rrugor:

– Tejkalim i shpejtësisë, 500 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 103 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 65 gjoba

– Xhamat e errët , vendosja e foljes ose materialit tjetër, 61 gjoba

– Skadimi i afatit të regjistrimit të automjetit, 43 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patentë shofer, 38 gjoba

– Mjetet pjesëmarrëse në trafik pa sinjalizim të duhur ndriçues, 11 gjoba

– Kundërvajtje ndaj motoçiklistëve, 9 gjoba

– Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore, 9 gjoba

– Tejkalim në vijë të plotë, apo vend të ndaluar, 3 gjoba

– Të tjera, 588 gjoba

“Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të bëjnë kujdes”, thuhet në njoftimin nga policia./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme