Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mbajtur mbledhjen e 246, në të cilën do shqyrtohej propozim vendimi për pagën/kompensimin e anëtarëve joprokurorë. Mirëpo, 9 vota “për”, kjo pikë po diskutohet me dyer të mbyllura për publikun.
Paraprakisht, anëtarët e Këshillit diskutuan lidhur më kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Ismet Ujkanit në lidhje me mungesën e prokurorëve në Prokurorinë Themelore në Mitrovicës. Sipas kërkesës, numri i vogël i prokuroreve po bënë që shumë seanca të dështojnë si dhe nuk kanë kohë as t’i shikojnë kallëzimet penale, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Arta Kelmendi, drejtoreshë e Njësitit për Shqyrtimin e Përformancës së Prokurorisë (NJSHPP), tha se në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë bashkë me kryeprokurorin janë 18 prokurorë, duke thënë se 10 prej tyre janë departament të Përgjithshëm, 4 prej tyre janë në departamentin e Krimeve të Rënda dhe 3 në departament për të Mitur.
Mirëpo, Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Ardian Hajdaraj tha se ky numër nuk është real, pasi me dorëheqjen e prokurorëve serb, tashme në Mitrovicë janë 3 prokurorë në departament të Përgjithshëm.
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, tha se janë të gatshëm të bëjnë transferimin e ndonjë prokurori në rast se Këshilli Prokurorial bie dakord. Ai po ashtu tha se transferimi i prokurorëve nuk mund të bëhet pa vullnetin e tyre.
“Konsideroj që kërkesa e Kryeprokurorit është krejtësisht e arsyeshme. Unë mundem me ba përpjekje me e gjete ndonjë prokuror që ka vullnetin që të shkojë në Mitrovicë”, tha ai.
Anëtarja Arian Hajdari, propozoi që të iu kërkohet kryeprokuroreve që të bëjnë transferime të prokuroreve në Mitrovicë për të paktën për një periudhë tre mujore, pasi tha se kjo gjendje prej më shumë se një viti është e rëndë dhe se seanca po dështojnë për shkak të mungesës së prokurorëve.
Kryesuesi i KPK-së, tha se nuk duhet të ngutën që të shpallin konkursin për transfer pasi siç dihen rrethanat duhet të kenë edhe prokurorë serb.
Anëtarët propozuan që të shikohet ngarkesa me lëndë e prokurorive, pa dëmtuar prokuroritë tjera.
Transferimi i prokurorëve u propozua që bëhet një kolegjium që të shqyrtohet ky propozim dhe të diskutohet në një mbledhje tjetër për të vendosur për transferim të përhershëm të dy prokurorëve.
Driloni dhe Gjesti tentojnë të futen në banjo me Xhenetën – ...
Dëmtoi dorën aksidentalisht në makineri, ndërron jetë punëto...
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...