Avokati i familjes së Lulzim Fejzullahit, 18-vjeçarit që u rrah për vdekje në Podujevë, Tomë Gashi i ftuar në emisionin “Frontal” ka folur për seancën gjyqësore ndaj dy të dyshuarve të akuzuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Ai ka deklaruar se gjatë këtij muaji pritet që shkalla e parë të dal me një vendim rreth këtij rasti, ku të dyshuarit janë të mitur, ndërsa ka shprehur habinë e tij se pse ka pasur neglizhencë ndaj njërit prej të miturve i cili regjistron disa vepra penale në organet e drejtësisë.
“Së paku njëri prej tyre ka pasur me dhjetra vepra të rënda penale, gjatë fazës së hetimit që i ka kryer prokurori i rastit, unë kam kërkuar që të hetohet zingjiri i atyre që kanë mundësuar që ky i mitur të jetë në liri e jo në burg. Ka pasur inqizime për një rast tjetër tejet të rëndë, por që edhe ky rast ishte lënë në hije”, ka deklaruar Gashi.
Avokati ka kërkuar që të ndryshohet edhe pesha e dënimit maksimal që mund të rëndojë momentalisht për të miturit të cilët kryejnë vepra të rënda penale.
“Kur kemi të bëjmë me të mitur, dënimi maksimal që mund t’i shqiptohet dikujt është 10 vite. Duke pas parasysh zhvillimin e të miturve, dënimet duhet të jenë më të ashpra, ka edhe raste që fëmijët janë të shtytur për të kryer këso vepra të rënda penale”, është shprehur ai.
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...
Galaxy S25 Slim mund të vijë me një përmirësim të kamerës
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...