Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave kanë diplomuar në një iniciativë të përbashkët me Komandën Evropiane të SHBA-së dhe FSK-së.
Hovenieri, me anë një postimi në rrjetin e tij social në X, ka shkruar se ata kanë diplomuar për heqjen e minave.
Tutje, ambasadori ka shtuar se ndjehet krenar që ishte dëshmitar i kësaj përpjekje që siç tha ai “për ta mbajtur popullin ukrainas të sigurt.
“Sot grupi i parë i Policisë Kombëtare të Ukrainës dhe Shërbimeve Shtetërore të Emergjencave u diplomua nga një iniciativë e përbashkët trajnimi e Komandës Evropiane të SHBA-së dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës për heqjen e sigurt të minave dhe mjeteve të municioneve të pashpërthyera. Krenar që jam dëshmitar i kësaj përpjekjeje për të mbajtur popullin ukrainas të sigurt dhe për të qëndruar me partnerët tanë kosovarë në solidaritet me Ukrainën”, ka shkruar ambasadori./Arbresh.info
Today the first group of Ukrainian National Police and State Emergency Services graduated from a joint U.S. European Command and Kosovo Security Forces training initiative on safe removal of mines and unexploded ordnance devices. Proud to witness this 🇺🇸 🇽🇰 effort to keep… pic.twitter.com/IY6BlXhvfF
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) April 11, 2024
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...