Rreth 17 njerëz kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë lënduar kur një autobus që po bartte pelegrinë rrëshqiti nga rruga dhe ra në një kanal të thellë në jugperëndim të Pakistanit, thanë zyrtarët të enjten.
Ata po udhëtonin drejt një zone fetare në Baluçistan të mërkurën vonë, ditën e parë të festës së Fitër Bajramit, tha zëdhënësi i qeverisë provinciale, Shahid Rind.
Shoferi e humbi kontrollin mbi timon në rrethinën Las Bela, rreth 25 kilometra nga vendi i shenjtë ku po shkonin pelegrinët.
Të lënduarit në gjendje të rëndë, rreth 15 prej tyre, u dërguan në një spital në provincën e afërt, Sindh.
Tridhjetë e tre njerëz ishin në autobus, përfshirë shoferin, kur ndodhi aksidenti.
Guvernatori i Baluçistanit, Mir Sarfraz Bugti, shprehu keqardhje për aksidentin./euronews.al
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit