Gjykimi për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë po mbahet i mbyllur

11:17 | 11 Prill 2024
A Z

Në Departamentin për të Mitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të enjten po vazhdon shqyrtimi gjyqësor ndaj dy të miturve lidhur me vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë.

Më 20 janar 2024, 18-vjeçari, L.F., kishte vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si “Vrasje në tentativë”, e më pas është ricilësuar në “Vrasje e rëndë”. Përleshja mes viktimës dhe dy të miturve kishte ndodhur më 15 janar.

Sipas Prokurorisë, dy të miturit e kishin goditur 18-vjeçarin me shkop, duke shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima ishte dërguar në QKUK.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë më 25 mars 2024 kishte përpiluar propozimin për shqiptimin e dënimit me burgim për të mitur, ndaj dy të miturve për veprën penale “Vrasje rëndë” nga neni 173, par.1, pika.1.4 dhe 1.8 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme