Parlamenti shqiptar do të vendosë nëse do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar çështjen e papajtueshmërisë së mandatit të deputetes dhe ish-ministres së Jashtme së Shqipërisë, Olta Xhaçka, në seancën e sotme plenare.
Këshilli për Rregulloren, Imunitetin dhe Mandatet vendosi të hënën që 24 orë përpara seancës të dorëzohet raporti që do t’i nënshtrohet votimit në seancë plenare.
Ndërsa socialistët thonë se ende nuk e kanë gati dokumentin, demokratët e kanë pasur me të thjeshtë pasi kanë dorëzuar raportin e dy viteve më parë që u rrëzua në atë kohë nga mazhoranca me shumicë votash.
Ata kërkojnë dërgimin e çështjes në Gjykaten Kushtetuese për të konstatuar papajtueshmërinë e mandatit të Xhaçkës duke pretenduar se bashkëshorti i Xhaçkës, si investitor strategjik, ka përfituar pasuri publike dhe rrjedhimisht dhe vetë deputetja e qarkut të Korçës, çka bie ndesh me përcaktimet kushtetuese për deputetët.
Por ndryshe mendojnë socialistët që në 2022 e rrëzuan në parlament si të pabazuar pretendimin e opozitës. Pas kësaj, demokratët iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese e cila në janar të 2023 shfuqizoi vendimin e parlamentit për mosmiratimin e raportit të pakicës.
Demokratët këmbëngulin që çështja t’i dërgohet Kushtetueses për shqyrtim në themel, ndërsa socialistët e cilësojnë si në konflikt vetë Gjykatën Kushtetuese që me këtë vendim të 2023 iu diktojnë ligjvënësve sipas tyre votën./tvklan.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Mot i keq e erëra të forta, komuna e Prishtinës apelon qytet...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?