Milani do të luajë në çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj Romës, në “San Siro”, pra një derbi italian në garat evropiane.
Në konferencën për shtypin përpara ndeshjes, Stefano Pioli u shpreh se skuadra e tij nuk është shumë larg nivelit të Real Madridit apo Man Cityt.
“Ne gjithmonë rrezikojmë për të sulmuar kur luajmë, por është e qartë që nuk do e kemi gjithmonë topin në zotërim. Nëse zgjedh të jesh një skuadër sulmuese, atëherë do të lejosh ndonjë hapësirë pas”.
“Unë mendoj dhe besoj se do të jetë një ndeshje spektakolare ndaj Romës. Në aspektin e mentalitetit dhe cilësive të lojtarëve. Ne mbërritëm deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve edicionin e kaluar”.
“Do të thotë që ishim aty, pra nuk mendoj se jemi shumë larg Real Madridi apo Man Cityt. Liga e Evropës është nën nivelin e Ligës së Kampionëve, por edhe këtu ka skuadra të mëdha”.
“Askush nuk do të befasohej nëse ne, Liverpooli dhe Bayer Leverkuseni do të ishim duke garuar në Champions…”.
“Milani im është në gjendje të luajë futboll modern, me ritëm, intensitet dhe veprime individuale të nivelit të lartë”, ka thënë Pioli. /Telegrafi/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...